Akuzat për CEZ, Bode: Meta të largohet!
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode në një deklaratë ka akuzuar segmente të mazhorancës se po manipulojnë opinionin publik lidhur me aferën e CEZ.
Në komunikimin e tij me mediat, Bode ka sqaruar dërgimin e një letre nga Ministria e Financave, në atë kohë e drejtuar prej tij, tek Enti Rregullator i Energjisë, e cituar së fundmi nga opozita.
“Letra e Ministrisë së Financave është një përgjigje ndaj një letre të ERE. Në këtë letër nuk ka asnjë kërkesë për ulje çmimi. Letra e Ministrisë së Financave mbështet programin që ERE ka shpallur dhe kushtet e saj”, ka deklaruar Bode.
Në emër të Partisë Demokratike, ai ka kërkuar një hetim ndërkombëtar të çështjes dhe dorëheqjen e Ilir Metës.