Pavarësisht protestave të studentëve, Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga Ligji për Arsimin e Lartë, duke e deklaruar një ligj efikas por që universitetet nuk e kanë zbatuar. Rama tha në “Opinion” se Ligji i Arsimit të Lartë nuk është rrëzuar, por nuk është zbatuar nga universitetet siç duhet.
Kryeministri u shpreh se në rastin e atij studentit të verbër, ligji e parashikon qartë, pasi tarifat janë ulur edhe pse universitetet nuk i kanë zbatuar ato. /a.meta