Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër ftesë për studentët teksa njofton prezencën e tij në një studio televizive mbrëmjen e së enjtes.
Ai shprehet në Twitter se demokracia nuk mund të zhbëhet me protesta.
“Sonte në OPINION dhe në ERTV Live natyrisht, për të vijuar të përsëris qoftë që PO, i mbështes 8 PIKAT e dua që t’i përmbushim sa më parë dhe qoftë që pa Dialog s’ka mundësi të kalohet nga kërkesat në distancë, në realizimin e tyre. ABC e demokracisë nuk zhbëhet dot me protesta” – shkruan Rama.
/a.rada