Më shumë se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë në Mitrovicën veriore paka para orës 10: 00. Është alarmuar transmetuesi publik serb. Sipas RTS-së automjetet janë në kolonë drejt Leposaviqit.
Pos automjeteve të luftës po transportohen edhe pajisjet për bllokadë dhe ndërtim barrierash, pastaj makina ndërtimtarie, buldozerë, tela me gjemba, transmeton koha.net.Njoftohet po ashtu se në Leposaviq kontigjenti i KFOR-it i përbërë nga hungarezët është vendosur në dy lokacione.
Këto lëvizje të KFOR-it, thotë mediumi serb, po bëhen në prag të mbledhjes së nesërme të Kuvendit të Kosovës ku do të procedohen ligjet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri. (b.an)