Punonjësit e bajpasit që nuk kanë marrë rrogat prej shumë muajsh dhe banorët që nuk kanë marrë dëmshpërlimin për tokat e zëna nga rruga që pritet të ndërtohet, kanë bllokuar sërish rrugën Fier-Seman.
Firmat nënkontraktore pretendojnë se nuk morën paratë e punës së kryer.
Protestuesit kanë zhbllokuar rrugën më pas dhe kanë shkuar te bajpasi, duke ndërprerë punën e punonjësve të firmës që ka marrë përsipër vijimin e punimeve që ishin lënë përgjysëm nga firma paraardhëse.
/a.rada