Teksa mijëra studentë protestojnë para Kuvendit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla iu drejtua atyre nga foltorja duke thënë se në arsim janë ndërmarrë shumë reforma të cilat duan kohën e tyre për të dhënë frytet.
‘Studentët kanë të drejtë, por duhet dialog për të transformuar cilësisht universitetet tona’, deklaroi Nikolla para deputetëve
Ministrja deklaroi se ligji i ri i arsimit të lartë zgjidh situatën, por duhet kohë që të japë efektet e duhura.
Nikolla ripërsëriti thirrjen për dialog, ndersa tha se eshte e gatshme te marre pergjegjesite.
“Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. Do kishte qenë më e lehtë edhe për ‘Ndikull Nikollën’ hërë me diploma Kristali dhe herë me çanta të shtrenjta. “Lindita Nikolla, dil në Bulevard dhe shkolla është e jona”. Po të dashur student, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dalë në Bulevard me peshën institucionale. Faleminderit kolegë për mbështetjen dhe kurajon, për reformën sistematike. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi. Ata kanë të drejte, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi.” u shpreh me tej Nikolla
‘Askush nuk do të dëshirontë të ishte në vendin tim’, tha Nikolla, ndërsa përsëriti disa nga thirrjet e studentëve ndaj saj
“Thirrjet e studentëve janë legjitime. Në këto 5 vite mbyllem 22 universitete, reformuam mësuesinë dhe nxitëm arsimin profesional. Por koha do të flasë. Studentët kanë të drejtë, ata kanë ngritur shumë çështje. A është problemi i arsimit të lartë çmimi i dijes. Për këtë nuk ka nevojë të flasë koha, por e bërtas edhe unë. Ligji i ri krijon hapësirën e duhur, por duhet aplikuar. Ligji i ri kërkon kohë për t’u aplikuar. Askush nuk do të dëshirontë të ishte në vendin tim. ‘Lindita Nikolla dil nga ministria, të kanë ardhur studentët, jo ushtria’. Unë dola për të takuar studentët dhe dal çdo ditë. Do kisha shpëtuar unë e gjora nga memet dhe etiketimet, por jo, jam krenarë e forcës që i përkas, zgjodha reformën në arsim. Dal në bulevard me dhimbjen që ndjej për pafuqishmërinë për të ndryshuar çdo gjë në pesë vite punë”, deklaroi Nikolla
Javanews/a.çupaj