8 pikat e kërkuara nga studentët nuk e zgjidhin problemin në universitete, deklaroi kryeministri Edi Rama, teksa kërkoi dialog me studentët.
Kryeministri deklaroi se shpresa tek forumet e universitetit ka vdekur
“Është e padëgjuar mungesa e dialogut. Jemi gati të debatojmë sy me sy me studentët. Nuk kërkoj debat për mbylljen e protestës. Jemi gati t’i plotësojmë kërkesa një për një. Shpresa tek forumet e universitetit ka vdekur. Opozita nuk ka mundësi ta mbështesë protestën”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij.
javanews/a.çupaj