Skandali i Volkswagen: Akuza edhe për Bmw dhe Seat
Skandali që ka përfshirë Volkswagen-it po përhapet edhe në shtëpitë e tjera automobistike. Sipas gazetës gjermane Bild, edhe Bmw mund të jetë përfshirë në këtë skanda: X3Drive 20d prodhon emetime gazi 11 herë më shumë se sa limiti i normave europiane. Kompania nga ana tjetër përgenjështron: “Bmw nuk i manipulon makinat e saj”.
Seat, nga ana tjetër, sipas gazetës spanjolle El Pais, ka montuar që nga 2009 mbi 500 mijë motorë diesel të inkriminuar. Seat është filiali spanjoll i grupit Volkswagen.
Ndërkohë, Volkswagen këmbëngul se i ka këshilluar që në muajin prill klientët e tij në Amerikë që t’i çojnë makinat nëpër konçesionarë për të përmirësuar emetimet e gazrave.
Muaj më parëg jigandi gjerman u ka dërguar një letër kalifornianëve, pronarë të një makine të prodhuar prej tij, ku i informonte mbi nevojën e një rishikimi të mjetit për probleme me emetimet. Zotëruesve të automjeteve me motorë që rrezikonin të mos i kalonin dot testet periodike, iu është kërkuar t’i çojnë makinat në pikat ku i kishin blerë, me qëllimin t’i vendosej një softaëare i ri, i cili do të siguronte përmirësimin e marmitës.
Volkswagen megjithatë nuk sqaroi se operacioni ndërmerrej me qëllimin që të gjendej një shteg për t’i shpëtuar standardeve të rrepta të cilësisë nga autoritetet lokale të kontrollit.
Skandali detyroi drejtorin ekzekutiv Martin Winterkorn të jepte dorëheqjen vetëm pak muaji pasi kishte fituar luftën e brendshme për pushtet me aksionerin Ferdinand Pioch.
Skandali, që befasoi investitorët, pati ndikim të menjëhershëm tek aksionet e Volkswagen, të cilat që nga fillimi i javës kanë rënë në tregjet financiare me 30 për qind.