Unioni konservator (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) kanë rënë dakord, sipas ministrit të Brendshëm, Thomas de Maizière, “në të gjitha pikat” e planifikuara të reformës së të drejtës së azilit. Ligji parashikon shpalljen “vende të sigurta origjine” edhe për disa vende të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Sipas ligjit të ri, asnjë qytetar nga këto vende nuk mund të përfitojë azil. Ligji parashikon gjithashtu edhe kufizimin e ndihmave sociale për azilkërkuesit.
“Koalicioni qeverisës dëshmoi aftësinë e veprimit ndaj krizës së fundit të refugjatëve. Ne duhet të jemi më të shpejtë dhe më të koordinuar” tha politikani kristiandemokrat, de Maizière, raporton Mapo.al
Këto rregulla duhet të vlejnë për të gjitha rastet e ardhshme te personat të cilët duhet të largohen nga vendi, ose për shpërndarjen e refugjatëve të vendosur në vendet e Bashkimit Evropian.