Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të “Unazës së Re”. Në ditën e 39-të të protestës, banorët me pankarta në duar kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”, i cili parashikon shembjen e shtëpive të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet kundër ARRSH-ës.
“I bëjmë thirrje ARRSH të mos afrohet, se do ta djegim për s’gjalli, mos guxojë të afrohet”, tha njëra nga banorët e Astirit.
“Projekti është shkatërrues i Unazës së Re”, por “Unaza e Re” do jetë model i zhvillimit të territorit dhe model zhvillimi ekonomiko-social, dhe kjo nuk është politike.
Dua një duartrokitje për artistët e Teatrit që na kanë ardhur për të na mbështetur. Dua një duartokritje për të gjithë deputetët e opozitës. Unaza e re i do gjërat hapur dhe nuk ka frikë për asgjë”, tha avokati, Artan Manushaqe.
Edhe sot, protestës së tyre u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
/a.r