Kryeministri Edi Rama vijon t’u bëjë thirrje protestuesve për t’u ulur në tryezë.
Përmes Twitter, shefi i qeverisë ironizon organizatorët e studentëve ndërsa shprehet se i pret ende studentët për dialog.
Ai e cilëson ditën e tetë të protestës, si një ditë të humbur.
“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes:
Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso!
Kështu funksionon në Klinikën e Doktoreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj.
Unë ju pres” – shkruan Rama pasditen e së mërkurës.
/a.r