Një shoqëri amerikane do të asistojë OSHEE-në për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet në Qarkun e Shkodrës.
Përmes kompanisë amerikane, punonjësit e OSHEE-së në zyra dhe terren do të ndërhyjnë për të përmirësuar treguesit në një nga qarqet më problematike të vendit.
Vjedhja e energjisë elektrike është fakt në këtë rajon dhe treguesi i humbjeve megjithë përmirësimet është në nivelin 40%, nga 24% që është mestarja e vendit. Ka zona ku punonjësit e OSHEE-së e kanë të pamundur për të futur dhe OSHEE pret ndihmë nga asistenca amerikane.
Drejtoria e Shkodrës ka gati 10% të klientëve të OSHEE-së në të gjithë vendin. Në këtë rajon përfshihen Shkodra, Kopliku, Puka dhe Lezha dhe nga janari e deri më 10 dhjetor janë 518 procedime për vjedhje të energjisë elektrike dhe sipas OSHEE-së niveli i lartë i humbjeve tregon se ka shumë punë për të bërë.
a.çupaj