Anne Rigail u emërua sot drejtoreshë e përgjithshme e ‘’Air France’’ duke u bërë gruaja e parë që merr drejtimin e kompanisë ajrore franceze.
Deri tani ajo mbante postin e ndihmësdrejtoreshës së përgjithshme, e ngarkuar për kujdesin për klientin.
”Rigail do të marrë më 17 dhjetor detyrën e re”, saktësoi kompania në një komunikatë.
Anne Rigail, 49 vjeçe, do të ketë gjithashtu si detyrë për të ndërmarrë negociatat delikate për pagat me pilotët.
Emërimi i saj vjen disa ditë pas zgjedhjes së një stafi të ri në krye të ”SNPL Air France”, sindikata e parë e pilotëve brenda kompanisë.
/a.r