Skenari i protestës së studentëve pritet të ndryshojë sërish, pasi janë vetë këta të fundit që paralajmërojnë që nesër protesta do të zhvendoset para parlamentit, ku do të mbahet edhe seanca plenare.
“Jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane”, deklarojnë studentët, ndersa shtojnë se nesër do të ketë vetëm një vatër proteste.
“Nesër të gjithë studentët do të protestojnë para parlamentit. Ne nuk do të lejojmë që të diskutojnë llogje pa vlerë në atë parlament, ne jemi përfaqësuesit më dinjitozë, do të protestojë bashkë, vatra do te jetë nesër një, nesër në të njëjtin vend, jemi në një kauzë, jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane”-kanë thënë studentët.
Studentët thonë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e të 8 kërkesave të tyre, duke refuzuar ftesën për dialog të kryeministrit Rama.
Javanews/a.çupaj