Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë ftesën për dialog ndaj studentëve.
Duke ju referuar deklaratës së një studenteje, e cila theksoi se ‘duam të na plotësohen kërkesat pa dialog’, Rama duket se mendon ndryshe.
Kryeministri shkruan se nuk mund të ketë plotësim të kërkesave pa dialog
“Një vajzë sapo tha s’duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s’duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë? Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG”, shkruan Rama në twitter.
Javanews/a.çupaj