Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë marshuar në këmbë nga sheshi “Nënë Tereza” në drejtim të Ministrisë së Arsimit me thirrje dhe pankarta për realizimin e 8 kushteve. Moment pikant ka qenë ai përpara Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kur studentët e UPT nuk i janë bashkuar studentëve të tjerë, një pjesë e vogël e të cilëve kaluan edhe natën në të ftohtë aty. Me thirrjet “Jo politikë” dhe “Protesta është e studentëve”, studentët e UPT kanë shmangur studentët e tjerë përpara ndërtesës qeveritare dhe kanë vijuar marshimin në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit ku edhe është grumbulluar pjesa më e madhe e studentëve protestues. Ata kanë kërkuar që protesta e tyre të mos politizohet nga partitë politike, por të ketë në fokus vetëm problematikën e universiteteve dhe kërkesat e adresuara prej tyre./a.meta
Momenti kur studentët e UBT kalojnë tanget me protestuesit te Kryeministria