Fotoja ku deputetët e Partisë Demokratike Grida Duma dhe Flamur Noka koordinonin të rinjtë protestues për të qëndruar tek rreth rrotullimi i Zogut të Zi, bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Kjo ka sjellë reagimin e Elona Meços, drejtoreshës së Marrëdhënieve me Median të PD-së, e cila ka deklaruar se gjithçka është fotomontazh i shpërndarë nga qeveria.
Sipas PD, kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, pasi është kapur nga paniku për shkak të protestave.
Meço ka deklaruar:
Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news.”
a.çupaj