Në emisionin e sotëm “Dritare me Rudinën” në News24 po diskutohet kryefjala e aktualitetit të vendit prej 1 jave, protesta e studentëve.
Të ftuar në studio janë një grup studentësh, kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati dhe gazetari Mentor Kikia.
“Kryeministri, punonjës i zgjedhur me votë nga populli. Kryeministri nuk ka pse ta zgjasë arrogancën, të plotësojë kërkesat dhe pastaj flasim për dialog” tha një studente në studio.
“Kjo nuk është më kauzë vetëm e studentëve, edhe pse ata kanë një konsevatorizëm për të thënë protesta është e jona, se aty kanë ardhur e gjyshër, të moshuar e qytetarë të thjeshtë,” tha analisti Mentor Kikia.
“Ne nuk duam që të na përzihet kauza. Po përpiqen ta zgjerojnë kauzën tonë me shumë çështje të tjera. Ne duam ato pika që kemi kërkuar, s’po kërkojmë ndryshime në fusha të tjera. Protesta nuk ka përfaqësues, ne jemi të gjithë bashkë,” tha një tjetër student në studio.
Kikia: Këmbëngulni me forcë që protesta nuk është politike. Ju thoni që kërkesat i keni çuar kryeministrit dhe protestën e bëni te ministria. Keni krijuar perceptim të gabuar që nuk ndërroni stacion. Ju po jua kërkoni kryeministrit.
Studentja: Fillesa e protestës ishte VKM që fuste tarifë shtesë për provimet e mbartura, dhe prandaj u zhvillua te ministria e Arsimit. Turma është ndarë dhe jo përçarë./BW
a.çupaj