Marrëveshja e Brexit midis Londrës dhe Bashkimit Europian do të kalojë në votimin e deputetëve britanikë përpara 21 janarit, njoftoi sot një zëdhënës i Downing Street, një ditë pas shtyrjes së votimit të tekstit.
Të hënën, thuajse e sigurtë se do pësonte një humbje të turpshme para Dhomës së Komuneve për marrëveshjen, shefja e qeverisë, Theresa May njoftoi shtyrjen e votimit të parashikuar këtë të martë dhe po kryen një tur bisedimesh me liderët europianë për të siguruar lëshime për tekstin.
/a.r