Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në një deklaratë për mediat u shpreh sot se, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar.
“Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?!”, tha Shehaj
Shehaj u shpreh se, Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njëjtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!”.
/a.r