Qytetarët janë sensibilizuar dhe janë në mbështetje të studentëve duke e treguar me veprime konkrete.
Pas një qytetari që shpërndante portokalle, disa të tjerë kanë shpërndarë sanduich dhe hamburger për studentët që protestojnë para Ministrisë së Arsimit që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Studentët shprehen se janë të vendosur dhe nuk tërhiqen nga protestat nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Madje ata kërcënojnë edhe me grevë urie deri në plotësimin e 8 kërkesave.
a.çupaj