Një moment tensioni verbal është regjistruar para Ministrisë së Arsimit mes studentëve.
Shkak është bërë një vendim për djegien e flamujve të partive.
Por më pas situata u sqarua dhe studentët vendosën të mos digjnin flamujt partiakë, por ti hidhnin drejt Ministrisë së Arsuimit.
“Kemi diskutuar për djegien e flamujve të partive. Nuk i djegim sot. Nuk ka marrë fund asgjë, sapo ka filluar. Do të rregullohen të gjitha Ministritë e tjera se nuk ka problem vetëm Ministria e Arsimit. Pasi të rregullojmë këtë, kemi punë me të tjerat. Nuk do t’i djegim flamujt” – tha një student për OraNews.
/a.r