Protesta e Studenteve 8 ditë më parë nisi me 4 kërkesa, nga të cilat heqja e tarifës për provimet e mbartura, përgjysim të tarifës vjetore të studimit, përmirësim të kushteve në konvikte dhe pjesmarresve të studenteve ne bordin e administrimit.
Njëra nga këta kërkesa, pra heqja e tarifës për provimet e mbartura u hoq nga VKM-ja ndërsa për të tre të tjerat Ministrja Nikolla u zotua se janë pika që do të shikohen me përparësi nga qeveria.
Por studentet nuk u ndalen me kaq, dhe një ditë më pas u shtuan edhe katër pika të tjera të cilat në fakt ishin shtuar në listë nga Universiteti Bujqesor I Kamzës, si psh dyfishimi I buxhetit për Arsimin e Lartë, mbështetja me fonde për studimet që duan të bëjnë kërkime shkencore, Karta e Studentit apo edhe rritja e votës deri ne 50% në zgjedhjet për dekan dhe rektor.
Tetë kërkesat e Këshillit Studentor që iu dërguan ministres Nikolla:
1-Heqje e tarifës për provimet e mbartura (E plotësuar)
2-Përgjysmim i tarifës së studimit
3-Rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve
4-Në bordin e administrimit të shtohet përfaqësi e studentëve
5-Mbështetja e studentëve për kërkime shkencore
6-Përmirësim i kushteve të konvikteve
7-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
8-Pajisja e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-19
a.çupaj