• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metafora e sëmundjeve të njerëzimit

by
24/09/2015 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ben Andoni/

Sot Susan Sontag mund të jetë harruar disi, por deri pak vite më parë çdo dalje, shkrim apo libër i saj përbënte ngjarje në botën e letrave. Në Shqipëri, ajo erdhi herët falë një kolane të zgjedhur të librave, që u botuan nën logon: Libra për një shoqëri të hapur. “Shtëpia e Librit” dhe “Korbi” nën një përkthim të kujdeshëm sollën këtë libër që përmes metaforave të katër sëmundjeve që i sollën njerëzimit më shumë viktima se disa luftra bashkë përcjell perceptimin e gabuar të njerëzimit në disa kohë për Tuberkulozin, Kancerin dhe sot SIDA… Të gjitha referencat e saj kryesore dhe argumentimi vinë nga arti dhe publicistika dhe kjo e bën librin që të përpihet, përmes një kujdesi të spikatur të Zef Simonit, që na ka sjellë me gjuhën e tij sa më të afërt stilin e autores. Libri ndahet në dy pjesë: Sëmundja si metaforë dhe SIDA dhe metaforat e saj.

Bota humane ka dy anë sipas saj, në njërën është qytetaria, kurse në tjetrën është sëmundja. Që në fillim, autorja na shpjegon rrafshin ku shtrihet argumenti i saj. Që sapo lindi njeriu ka qytetari të dyfishtë, që do të thotë se i përket të dyjave natyrave. Por në fakt janë vetë zbulimet shkencore që kanë nxjerrë se sëmundja fle tek ne dhe janë kushte specifike që e gjallërojnë. Mu në këtë hapësirë nis argumentimi i saj në esenë e parë sesi TBC, ose Tuberkulozi dikur ishte mallkimi i dënimit me vdekje, siç është kanceri sot. Dhe, shtjella e saj është sesi perceptohen të dy sëmundjet duke na i dhënë jo si metaforë, siç kanë hyrë shpesh në të gjithë fjalorët, por të zhveshura nga ky koncept që duhet të përballojë sëmundjen. Shtjellimet e saj janë aq interesante sa realisht të bëjnë për vete por janë një sfidë e artit dhe mendimit për një nga shkencat më humane: mjekësinë që pretendon se mundet dhe duhet të shërojë sëmundjet.

Në fakt Sontag sfidën nuk e ka me mjekësinë por e ka me perceptimin e sëmundjes dhe me mitin rreth këtyre dy sëmundjeve, që me të pa-të-drejtë njerëzit (lexo pacientët): o ngrihen për pasione të mëdha, o ulen dhe ofendohen për ato. “Të sëmurët nga tuberkulozi paraqiten si njerëz me pasione të forta, po karakteristikë e tyre është më fort mungesa e gjallërisë e forcës jetësore. Po ashtu si në versionin modern të këtij përfytyrimi kancerin kanë më shumë mundësi ta marrin ata që nuk janë aq sa duhet sensualë dhe që nuk janë të zotët të shfrejnë zemërimin”, shkruan ajo.

Duket se fusha që ka zgjedhur ajo dhe për dikë do të ishte doktoratura e jetës ka të bëjë fillimisht me lidhjen mes tuberkulozit dhe natyrës romantike.  Ku kjo sëmundje përshkruante më së miri njeriun që ishte i pamundur, por edhe i brishtë, i ëmbël dhe tejet i ndjeshëm. Në një farë mënyrë, çehreja që vinte nga kjo sëmundje ishte një mënyrë pamje dhe dukja ishte kryesore në kodin e sjelljes së shekullit të nëntëmbëdhjetë. Në mjediset artistike dikur, trupi i sëmurë nga tuberkulozi ishte një model i ri i pamjes aristokratike, në një kohë kur vetë aristokracia nuk ishte çështje pushteti dhe kishte filluar të bëhej çështje pamjeje.

Dhe trajtimi romantik i vdekjes, përmes saj, na tregonte se njerëzit janë të veçantë kur janë realisht të sëmurë..

Dhe pikëpamjet absurde në kohë sollën deri aty mendimin që ia vishnin njeriut të sëmurë sëmundjen dhe kjo jo vetëm që i sëmuri të mos kuptonte por edhe të largohej nga mjekimi. Kurse për kancerin arrihet të thuhet se njeriu e pëson prej lëndimit që i bën ndjenjave, kurse versionet e hershme popullore ia vishnin natyrave melankonike dhe mosshfryrjes së ndjenjave. Dhe këtu kemi mjeshtërinë e autores që arrin dhe na bën një paralelizim të të dyjave. Në libër ka krahasime dhe për murtajën dhe perceptimet e saj.

Në një kapërcim të këndshëm, në pjesën e dytë kemi esenë për SIDA-n që e shtjellon që nga teoritë konspirative se sëmundja është e prodhuar në laboratorë por deri në edhe në kategorizimin se frika e SIDA-s është një shprehje paralajmëruese e fatkeqësive të tjera që janë nënprodukt i kësaj shoqërie të përparuar, sidomos atyre që kanë të bëjnë me degradimin e mjedisit në shkallë botërore. “SIDA është një nga pararendësit e fshatit të përbotshëm, që na lajmëron se e ardhmja ka ardhur dhe është që tani para nesh-lajm që askush nuk di sesi mund të bëjë për të mos e pranuar”…

susaan1

Në fund, ideja e autores na shpaloset e pastër: metaforat për sëmundjet nuk zhduken vetëm duke mos i përdorur por edhe duke i demaskuar, kritikuar, luftuar dhe eleminuar. Ku autorja mbetet ideatore e mospërdorimit të metaforave ushtarake, e për më tepër atë mjekësore sepse jo vetëm i jep një përlidhje pushtetit autoritar por edhe nënkupton domosdoshmërinë e shtypjes dhe dhunës së inkurajuar nga shteti…Dhe ideja e respektit të lirisë së individit nuk ka shfaqje më të mirë sesa në këtë esse të dytë ku ajo na shprehet se trupi s’është një fushë betejë. Të sëmurët nuk janë armiqtë por ne kemi të drejtë që të shikojmë deri në fund se çfarë është vetë sëmundja. Libri mund të mbyllej pak më i konceptruar por autorja është futur në një argument që i tejkalon njohuritë e saj dhe megjithatë ia ka dalë. Shtjellimi s’është i përkryer por megjithë gabimet që mund të gjejnë specialistë të simbolikës, esseja është një model për krijues si Sontag. Përkthyesi ka vende që duket se nuk është i rrjedhsëm, por nuk e gjykojmë më shumë pa parë origjinlin. Tek e fundit e tija është mrekullia që kemi dhe mbulon të gjitha …

kopertina-susan

Titulli: Sëmundja si metaforë

Autore:            Susan Sontag

Gjinia: Publicistikë

Botues:            Korbi & Shtëpia e Librit

Përktheu:         Zef Simoni

Faqe:               214

Çmimi: 450 Lek

Next Post

Masakra në Mamurras, shkon në tre numri i të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com