Pjerin Ndreu iu është bashkuar reagimeve për protestën e studentëve, të cilët prej disa ditësh qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë plotësimin e disa kërkesave.
Deputeti i PS-së pohon se tashmë kjo protestë nuk vjen më ‘erë studentësh, por militantësh partish’.
“Per cfare kane kerku studentet Edi Rama jo vetem i plotesoi por dhe i tejkaloi kerkesat duke kriju lehtesira te tjera.
Tani po degjoj nje studente qe thote dua pergjysmin tarifash…!
Nga ana tjeter nuk duam as dialog as plotesim kerkesash !
Normal ! PD e LSI me forumet e rinise nuk do jene dakord me asnje plotesim kerkesash.
Protestes nuk i vjen ere studentesh me por, militante partish!”, shkruan Ndreu.
/a.r