Aktivisti Klodi Leka ka komentuar fushatën e Partisë Demokratike për të denigruar liderin e Organizatës Politike Arlind Qori.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Leka shkruan se ndryshe nga PD, Qori nuk ka vjedhur dhe vrarë.
“Ky eshte Arlind Qori, i shpallur armik nga PD-ja. Ndryshe nga PD-ja ai as ka vjedhur dhe as ka vrare.
Arlindi ka dale ne proteste per studentet kur profesoret e tjere shijonin rehatine e rroges dhe karrieres.
PS-ja dhe PD-ja ia kane friken mendjes dhe zemres se tij se Arlindi nuk shitet dhe nuk blihet.
Arlindi na frymezon jo vetem drejt nje universiteti te ri, por edhe nje shoqerie me te mire.
Per keto fjale dhe kete djale nxjerr garant fytyren, forcen dhe nderin tim”, shkruan Leka.
Prej disa ditësh, selia blu përmes mediave që kontrollon ka nisur një sulm frontal ndaj anëtarëve të kësaj lëvizje./tema
a.ç