Ndahet nga jeta 40-vjeçari nga Velipoja që plagosi veten mbrëmë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 të së dielës, kur Elvin Lakaj ka qëlluar veten me armë zjarri brenda banesës së tij. Banorët e zonës kur dëgjuan të shtënën me armë, shkuan në banesën e tij dhe e gjetën në gjendje të rënë.
Pa humbur kohë, ata e çuan Lakajn në spital ku dhe iu nënshtruar ndihmës mjekësore. Pavarësisht kësaj, ai ka gjetur vdekjen paraditen e sotme. Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burime nga gazeta Shqip raportojnë se 40-vjeçari prej kohësh jetonte i vetëm në banesë sepse ishte divorcuar nga familja. Kjo e fundit jetonte prej vitesh jashtë shtetit. “Ai ka qenë vetëm në banesë kur kreu aktin e vetëvrasjes. Madje konfirmuam se ai kishte konsumuar alkool përpara vetëplagosjes. Armën e zjarrit, tip pistoletë e mbante pa leje”, thanë burimet për gazetën. Viktima nuk ka komunikuar me askënd përpara se t’i jepte fund jetës.
a.çupaj