1520 – Reformatori gjerman i kishës Martin Luther në Vitenberg dogji publikisht një bulë me të cilin Papa Leo X e kërcënoi atë me mallkim nëse heretiku nuk do dorëzohej brenda 60 ditësh. Në janar të vitit 1521, Luteri u shkishërua nga Kisha Katolike Romake.
1603 – Vdiq mjeku dhe fizikani anglez William Gilbert, i cili së pari paraqiti termin e energjisë elektrike. Puna e tij “Rreth magneteve” në të cilën ai paraqet teorinë e Tokës si një magnet dhe forcen magnetike midis trupave qiellorë (1600), pati një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës në shekullin e 17-të.
1810 – Napoleon Bonaparte i bashkoi Francës qytetet gjermane të Hanover, Bremen, Hamburg, Lauenburg dhe Luebeck.
1845 – Inxhinieri anglez Robert Thompson patentoi gomat e para pneumatike.
1848 – Louis Napoleon (Louis) fitoi zgjedhjet për presidentin francez në një shumicë dërrmuese prej më shumë se katër milionë vota. Katër vjet më vonë, ai bëri një grusht shteti dhe u shpall Napoleoni III. (b.an)