Pastrimi i titujve të vjedhur akademikë dhe dokturaturave plagjiaturë ka qenë një tjetër temë e bisedës së kryeministrit në bashkëbisedimin live me studentët.
Kreu i qeverisë ironizoi Kryemadhin, duke thënë se është kokë e madhe dhe doktore shkencash, ndërsa Basha profesor i asociuar. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka asnjë gradë shkencore.
Rama iu tha studentëve “Nëse doni të pastroni doktoraturat, ose me Monika Kryemadhin doktore shkencash, dhe me Lulin profesor i asociuar, ose me mua që nuk jam doktor shkencash”,
“Monika Kryemadhi është kokë e madhe. Është doktore shkencash. Unë nuk jam doktor as profesor, unë jam thjesht piktor. Kaq. Duket sikur jam arrogant dhe më i zgjuari, nuk ka ca bëj. E kam nga pasioni, luftoj për idetë e mia. Në facebook jam, Edi Rama. Flas si ju, jo si kryeministër. Nëse doni të pastroni doktoraturat, ose me Monika Kryemadhin doktore shkencash, dhe me Lulin profesor i asociuar, ose me mua që nuk jam doktor shkencash”, deklaroi Rama
Javanews/a.çupaj