Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i druhet mesfushorit turk, Çengiz Ynder. Në një prononcim për mediat turke, numri një i kuqezinjve thotë se grupi i eliminatoreve të Europianit është i balancuar dhe vetëm Franca është favorite kryesore.
“Ne kemi luajtur me Turqinë një ndeshje miqësore dhe e fituam atë. Kishim shumë lojtarë të rinj në skuadër. Por mendoj se do të jemi më mirë në të ardhmen dhe do të kemi dy ndeshje të vështira ndaj njëri-tjetrit.
Luçesku është një trajner i zoti dhe skuadra e Turqisë është e fortë. Ynder? Është shumë i talentuar, por s’është vetëm ai te Turqia. Atë e kam parë te Roma. Është shumë i shpejtë dhe i vështirë për t’u markuar. Lojtar fantastik”, ka thënë trajneri kuqezi për mediat turke./panorama/a.meta