Kryeministri Edi Rama, ishte i prerë me studentët, duke iu bërë të ditur se nëse duan dialog janë të ftuar nga qeveria, përndryshe të rrinë atje ku janë.
Rama tha se e kupton pamundësinë e familjeve të varfëra për të paguar tarifat dhe është gati për diskutim, pavarësisht, se tarifat i vendos universiteti.
Shefi i qeverisë tha se jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës.
“Tarifa? Patjetër. T’i diskutojmë. Mbështes arsyetimet racionale dhe e ndjej dhimbjen e atyre prindervë dhe studentëve, që janë studentë, që kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Duhet të dimë që tarifat i vendosin univeristetët, jo qeveria. Jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës. Por kjo duhet diskutuar. Nuk jemi shteti armike, duhet të komunikojmë. Jam i vetëdijshëm për të gjitha kërkesat”, tha Rama
Javanews/a.çupaj