Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, deklaroi sot në Tiranë se: “Po e ndjekim protestën e studentëve me vëmendje. Besojmë se dialogu me qeverinë është i nevojshëm. Nëqoftëse janë denoncuar akte korruptive kërkojmë që të dënohen’-deklaroi ambasadori Soreca. Deklarata e ambasadorit të BE-së u bë sot paradite në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë, në konferencën e shtypit bashkë me ministren e Drejtësisë, Gjonaj, pas një takim të zgjeruar me dy strukturat antikorrupsion, Komitetin Koordinator dhe Task Forcën Ndërinstitucionale Antikorrupsion.
Duke u ndalur të lufta kundër korrupsionit, Soreca deklaroi se: “BE pret një proces zgjedhjesh të lirë dhe transparënt në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pasi janë instktucione të rëndësishme. Ne do të meshtesim luftën kundër korrupsionit. Kjo është një pikë e rëndësishme e Shqipërisë drejt Europës”.
Ambasadori i BE-së tha se Shqipëria ka bërë përparime në rrugën kundër korrupsionit, por BE prêt ende më shumë. “Hetimi financiar në luftën kundër korrupsionit është i rëndësisshëm”-deklaroi Soreca.
Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj deklaroi se reforma në drejtësi është projekti më i madh antikorrupsion i qeverisë shqiptare. “Është forcuar roli i kordinatorit në luftën kundër korrusionit. Këtë vit kemi qenë të fokusuar në qasjen parandaluese dhe përmirësim sistemesh dhe identifikimin e të korruptuarve në administratë dhe ndëshkimin e tyre”. Sipas Gjonajt digjitalizimi i sistemeve dhe shërbimeve kanë ndikuar në uljen e korrupsionit dhe sipas saj deri tani 36 punonjës të administratës janë kallëzuar në prokurori për korrupsion, si persona të dyshuar.
Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj deklaroi se: “Këto dy ditë krijohen KLP dhe KLGJ. Inkurajoj prokurorë dhe gjyqtarë që të marrin pjesë”./a.meta