Shkon në 717 numri i viktimave në pelegrinazhin e Haxhit (Video dhe foto)
Një fatkeqësi e rëndë hedh hijen e saj mbi festën e rëndësishme myslimane të Kurban Bajramit. Të paktën 717 vetë janë vrarë e 805 të tjerë janë plagosur nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës. Lajmin e pohojnë zyrtarë sauditë, të cilët shtojnë se në zonën e kthyer në skenën e tragjedisë, ku mbizotëron kaosi, janë dërguar me urgjencë ekipe të ndihmës së shpejtë.