Studentët për të gjashtën ditë radhazi kanë dalë edhe sot në marshim nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit, për të protestuar kundër tarifave të larta dhe kushteve të studimit. Ata kanë përpiluar një kërkesë me 15 pika, dhe kërkojnë një zgjidhje nga institucionet, që të ndalin tubimet e tyre. Marshimi i studentëve nisi nga Politekniku drejt Ministrisë së Arsimit. Ata hedhin thirrje: “Nuk ka negociata, nuk ka dialog”, duke iu përgjigjur negativisht Kryeminsitrit Edi Rama./a.meta