Pas thirrjes publike për dialog, Rama i është përgjigjur studentëve që kanë shkruar në llogarinë e tij në Facebook.
Teksa një studente i shkruan se nuk pranojnë dialogje dhe as negociata, shefi i qeverisë shprehet se studentët që s’duan të përballen me argumenta e të debatojnë për qëllimet e protestës së tyre si mund të presin zgjidhje.
Ndër të tjera, Rama ironizon duke u shprehur se vetëm Erion Braçe (që është edhe një majtist i paepur përveç të tjerash), ma ha shpirtin në një orë për interesat tuaja, më shumë se sa ju të gjithë në katër ditë…
Përgjigja e plotë:
“Dea Guri mos u shqetesoni, ne s’njollosim asgje, perkundrazi, kur te me gjesh ne historine e pas vitit ’90 nje qeveri tjeter qe i ka trajtuar me kaq respekt te rinjte protestues, me shume se njehere, atehere dakord, flasim edhe per njolla. Por ama ju pate, shohim edhe ne, ju degjuat, degjojme edhe ne, ju keni te drejte te na thoni boll neve, po kemi edhe ne te drejte t’u themi boll atyre qe bejne telefonin e prishur me urdher nga partite, kunder Dialogut.
Kjo s’do te thote qe ju personalisht jeni nje nder ta apo se te gjithe jane si ata, jo fare nuk ju akuzon askush per kete, por ama nga ana tjeter, ju s’keni asnje lloj te drejte te na akuzoni ne, mu ashtu sic eshte ne stilin me te shemtuar te politikaneve nga te cilet pretendoni se jeni larg, shume larg – e me te vertete mund te jeni shume larg, po ne gjuhen qe perdorni ketu jeni aq afer, oh sa afer.
Edhe dicka: Une nuk kam interesa te tjera pervec atyre qe perfaqesoj e mbroj boterisht, doni ju s’doni ju dhe pavaresisht se c’mund te mendoni e degjoni a thoni ju, apo edhe e tere bota po te mblidhet bashke! Dhe une nuk tallem me dialogje fejzbuku, sic shkruani ju, qe e keni fort te lehte mesa shoh te beni te ofenduaren qe ofendon, po perkundrazi, jam ne kerkim te pales perballe per te folur per ceshtjet.
Nje gje duhet ta dini ju, ne historine e protestave studentore ne bote, kjo eshte e para ku studenteve u thuhet qe diten e pare hajdeni te flasim dhe studentet rrine kater dite ne rruge duke bertitur s’duam te flasim/ A nuk vjen pak ere jo fort te mire ky refuzim per te folur?! Studente qe s’duan te flasin per ate qe kerkojne?! Studente qe s’duan te perballen me argumenta e te debatojne per qellimet e protestes se tyre dhe mekanizmat e realizimit te qellimeve?! Boh! Kjo eshte e padegjuar dhe me falni, po jo vetem Erion Braçja (qe eshte edhe nje majtist i paepur pervec te tjerash, e qe ma ha shpirtin ne nje ore per interesat tuaja, me shume se sa ju te gjithe ne kater dite) ka te drejte ne ato qe thote, po une besoj se gjithnje e me shume njerez te arsyeshem, po i’a bejne vetes pyetjen:
Ku e kane hallin keta qe s’duan Dialog? Çudi eee? E pra jo, mua s’me vjen çudi, sepse Erioni ka te drejte ne ato qe thote dhe ka thene shume me pak nga ato qe ai, une e shume te tjere dime tanime, per xhagajduret qe e kane marre ne kontroll protesten, duke bllokuar me megafon komunikimin😉 S’ka problem, protesta eshte ajo qe nisi spontanisht dhe jane ata qe e mbeshtesin per qellimet qe po thuhen, jo per qellimet qe ende s’jane thene, por do thuhen pak e nga pak. Ne na intereson shume pjesa e pare, ku uroj te beni pjese edhe ju vete, ndersa me kete tjetren jemi mesuar. Çfare i mbetet Dialogut? Sikur edhe kaq sa pe e lexove ne postimet e mia te kishe ndjekur me vemendje, do dilnin e tepronin per Dialogun. Po nejse, neser ne fejzbuk ju do me ndiqni.
Ky koment eshte vecanerisht i gjate, sepse s’eshte vetem per Dean, po per te gjithe qe jane sic ajo thote se eshte.