Nga Erjon Braçe
As qe ja vlejne negociatat me PD e LSI, nuk duan zgjidhje, nuk duan ndryshim!
Jane ata qe kontrollojne qeverisjen e universiteteve dhe kane pergjegjesine kyce te partizimit, per pasoje rrenimit te tyre-posacerisht duke i denatyruar nga qendra dijesh ne reparte militante ku partia respektive rekruton apo ben qokat e saj.
Shqip, duan Pushtet,asgje tjeter.
Madje jo vetem ata!
Po kerkohet #dialog,me cilindo djale apo vajze-studente, pedagog e pedagoge qe realisht eshte i shqetesuar dhe ka nje ide per ndryshime te thella ne sistemin universitar te vendit. “Tarifat” jane nje ceshtje teresisht e plotesueshme,madje e tejkalueshme,por kete here mbi baze merite,kurre me si qoke per parazite partie.
Po a mjafton kjo?
Jooo! Nga viti 2014 deri ne fund te ketij viti jane 31.4 miliarde lekenga Buxheti i Shtetit paguar per arsimin e larte-universitetet;
38.8 miliarde leke do arrijne keto pagesa ne fund te vitit 2019.
Po pyes përsëri:
Çi keni bërë këto para?! Por mbi te gjitha: Cili është produkti që kemi marrë prej tyre?
Ne kemi nje plan per te rritur edhe me financimin e arsimit.Por pyetja qe mbetet eshte e njejta:
Cili do të jetë produkti?
Per kete duhet dialoguar!Kush nuk deshiron te #ndryshoje gjendjen ne #universitete po bllokon me hir e me pahir dialogun;Kane frike nga #ndryshimi,ju shkaterron pushtetin partiak e krejtesisht regresiv ne universitete.
Ata i shohin studentet hem si bankomat per korrupsionin partiak, hem si ushtare per betejat e tyre.
Asgje me shume se kaq!Mendoni per vete, shokun, shoqen, ata edhe me te rinj se ju,te ardhmen tuaj e te ardhmen e tyre;
Dialogoni
Nuk duam te ndryshoni asgje nga mendimet tuaja, fare.Nuk ju duam as per partine e as ne parti, fare !
Ju duam #ketu në universitet e më pas në punë. Ju duam për universitetin, është i juaji dhe jo i partisë.
Kaq!
vo: dhe nje gje, per ju qe vini nga familje ne veshtiresi, thuajse te pamundura per te mundesuar studimet tuaja:Vertete ju emocionojne lavdet e kalamajve te okigarkeve? Vertete mendoni se keta mendojne per ju?
Joooooo! Mendojne per babin e mamin pushtetekonomik humbur!