Futbollisti i Kombëtares shqiptare që luan në Greqi me skuadrën e Panathinajkosit nuk ndalet.
Pas golit ndaj Olimpiakosit disa javë më parë, Ergys Kaçe vazhdon të tregojë se është një mesfushor i mirë dhe mjaft i rëndësishëm.
Në takimin ndaj OFI Kretës dhe Panathinaikosit e vlefshme për raundin e 13-të të Superligës greke, pjesa e parë është mbyllur me shifrat 2-1 për vendasit.
Por, për ekipin e Panathinaikosit, golin e vetëm e ka shënuar Ergys Kaçe me kokë nga brenda zone, në minutën e 36-të, gol që solli edhe barazimin e përkohshëm të rezultatit, që u dyfishua për vendasit vetëm 4 minuta më vonë.
/a.r