Për ish sulmuesin e “Interit” dhe “Juventusit” Kristian Vieri, skuadra e Algerit është më e forta në Europë.
Pas, supersfidës se javës së 15-të të Serisë A, e fituar nga bardhezinjtë 1-0 në “Allianz Stadium”, Kristian Vieri ka analizuar ndeshjen, i cili, për mikrofonat e “Sky Sport”, ka shprehur ndjesitë personale mbi “Derbin e Italisë”.
“Nuk mund të konkurrosh me “Juven” sot, askush nuk është momentalisht në gjendje. Morën Kanselon, mbrojtësin më të fortë në Europë, më pas Ronaldon. Por, nuk është e thënë që e fitojnë ligën e kampioneve”.
Zikaltrit, sipas ish-sulmuesit, meritonin më shumë. “Nëse ke dy-tre raste dhe nuk shënon, “Juvja” nuk të fal. Pas golit arritën të kontrollojnë ndeshjen. “Interi” u paraqit pozitivisht, luajtën si skuadër, janë përmirësuar shumë gjatë dy viteve të fundit, po transferojnë lojtarët e duhur dhe dalëngadalë do rikthehen në maja”.
Sipas Vierit, trajneri i “Interit” Spaleti nuk mund të bëjë çudira.
Spaleti shihet si trajneri i duhur për këtë “Inter”, pavarësisht disa kritikave, “nëse dikush duhet të largohet, nëse një zëvendësim nuk u pëlqen njerëzve, do shkarkoheshin njëzet trajnerë në vit, – vijoi Vieri. – Spaleti është një trajner i madh, por nëse i kërkohet gjithmonë fitorja, mrekullitë nuk mund t’i bëjë.
/a.r