Nga Blendi Gonxhe/
Dëgjoja sot Saliun që klithte e bekonte dhjetorin e dytë meqë qëllon protesta aktuale e studentëve.
Po dale more Sali e hapni sytë ju o studentë sot!
Ky që na tha mbyllni protestën e kthehuni në mësim se e rregullojmë me Ramizin në Dhjetor 1990, ky që me partinë e tij plot komunistë në Shkurt 1991 na kthyen kurrizin kur u ringritëm për të rrëzuar diktatorin, ky që në 1994 desh përlau Kushtetutën e mezi e ndalëm rrugëve, ky që në 1996 gjakosi Q. Studenti e sheshin Skënderbej duke mohuar zgjedhje të lira e burgosur kundërshtarë, ky që në 1997 na detyroi t’a demaskonim në Kongresin Amerikan pasi suli sampista, ushtri e aviona kundër popullit të vet, ky që sulmonte me antitanqe institucionet apo që armatosi tërë vendin, ky që desh na ka çuar dy herë në luftë civile, ky që furnizonte Serbinë duke thyer embargon ndërsa kosovarët shfaroseshin, ky që ditën të dekoronte e natën të ekzekutonte, ky që kreu vrasjet e 21 Janarit, ky që s’i plaket urrejtja e hakmarrja, ky që ka 28 vite që i merr frymën PD-së, ky që lejoi Universitetet Kioska e zhvlerësimin e diplomave, ky që s’i soset lista e zezë sot është pro studentëve? Ky????!!!!
O zot c’pafytyrësi! 😡 #Gëzuar8Dhjetorin#ShqipëriPaSali #RespektStudentëve #MosDegjoniSaliun