Përveç banorëve të Astirit edhe protestuesit kundër shembjes së teatrit kanë dashur t’i bashkohen protesës së studentëve ditën e sotme.
Por kjo nuk është pritur mirë nga studentët të cilët theksojnë se nuk duan ta përfshijnë politikën në protestën e tyre, shkruan newsbomb.al
Ardhja e tyre në protestë ka shkaktuar tension mes studentëve dhe banorëve të unazës si dhe personave të të tjetër të cilët kanë kauza të ndryshme nga ato të studentëve.
Kjo është dita e katërt e protestës së studentëve të cilët po bëjnë rezistencë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. /a.r