Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është rikthyer sërish projektit të Unazës së Re, duke i bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi projektin, të cilin ajo e quajti famëkeq dhe racist
“Tenderi i Unazes së u faktua se ka kaluar çdo shkallë dhe çdo normë morale dhe ligjore të kësaj qeverie. Jo vetëm që kemi një vepër korruptive, por ka edhe ndasi sociale, diskriminuese dhe raciste. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet. U faktua se kemi të bëjmë edhe me falsifikimeve. Qeveria të dëmshpërbleje banorët, janë pronar me ligjin e 2006. Prokuroria të nis procedim ndaj hartuesve të projektit racist. Ata që janë përfshirë nga ky zollum vjedhje, të kthejnë sytë nga qytetarët. Qëndresa e banorëve është një mësim i mirë për politikën dhe ne”, deklaroi Kryemadhi
Përmes një njoftimi për shtyp ARRSH beri me dije se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë të Unazës së Madhe, ndërsa shton se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane mbi pretendimet për falsifkim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar shprehet se nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, atëherë do të detyrohet që ta zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do të ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj
Javanews/a.çupaj