Kuvendi ka përfunduar hedhjen e shortit për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Gjykata e Apelit, kjo pasi në përbërjen e KED-së duhet të jenë dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Administrativja.
Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.
Fituesit për KED janë:
GJYKATA KUSHTETUESE
VITORE TUSHA
BASHKIM DEDJA
anëtar zëvendësues nuk ka
GJYKATA E LARTË
ARDIAN DVORANI
anëtar zëvendësues MEDI BICI
PROKURORIA E PERGJITHSHME
ARTA MARKU
anëtar zëvendesues nuk ka
PROKURORITË E APELIT
FATIONA MEMCAJ
anëtar zëvendesues nuk ka
GJYKATAT E APELIT
Fatri Islamaj
MARGARITA BUHALI
anëtar zëvendesues GURALI BRAIMLLARI
GJYQTARË TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE
ERIOL ROSHI
anëtar zëvendesues Klodiana Veizi Mema
Shorti që u hodh në sallën e Kuvendit ishte i hapur dhe u zhvillua në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.
Hedhja e shortit mes debateve
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka replikuar me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi gjatë hedhjes së shortit për anëtarët e KED.
Sipas deputetit demokrat, procesi është antikushtetues pasi po synohet kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca.
“Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kane mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionimin e KLGJ e KLP.”
Ndërsa nga ana tjetër, kreu i Kuvnedit deklaroi se pretendimi nuk qëndron pasi letrën e Metës për shortin e ka konsultuar me ekspertët ligjotë të EURALIUS dhe ODAPT.
“Letrën e presidentit për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi qe hidhet shorti.”
a.çupaj