Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim pune me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendore të Policisë, si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin.
Gjithçka në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Ministri u ndal në problematikën e mungesës së përcaktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo përdorimin e kodeve 999, 888 e 000.
Lleshaj kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për koordinimin e punës nga të gjitha hallkat përgjegjëse, nën vëmendjen e prefektëve të qarqeve dhe strukturave vendore të policisë.
Ai kërkoi që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.
/a.r