Protesta e studenteve kunder tarifes per provimet e mbartura eshte shtrire ne gjithe Shqiperine
Ndërkohë studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” janë pritur nga zv/rektori Peci Naqellari, i cili premtoi se tarifa për lëndët ngelëse aktualisht është 400 lekë, por do të rishikohet sërish.
Naqellari: Është e drejta juaj të protestoni. Është një vendim që jeni njohur nga media në lidhje me vendimin 288, pika 4. Edhe Ministria premtoi se do rishikohet. Ne si universitet e kemi lënë 400 lekë të vjetra duke e minimizuar, po përsëri do e rishikojmë.
Në lidhje me këtë bordi i administrimit ka vendosur tarifa të zbutura. Ne mirëkuptojmë kërkesen tuaj. Por tarifat nuk kanë ndryshuar. Kaq kanë qenë. Tarifa për pagesën e krediteve të mbartura bën fjalë për ciklin master dhe studentët me kohë të pjesshme.
a.çupaj