Rritja e taksës të karburanteve e planifikuar për në 1 janar 2019 u shfuqizua për vitin 2019, konfirmoi ministri i Tranzicionit Ekologjik, François de Rugy sot në mbrëmje për ‘’BFM TV’’.
“Në këtë mënyrë nuk ka asnjë mashtrim. Para pak minutash zhvillova një bisedë telefonike me presidentin Macron. Ai më tha se qytetarët besojnë se po i luhet një rreng duke i thënë se është pezulluar rritja e taksës së karburantit, por kjo gjë do të shihet më pas”, shtoi ministri gjatë një debati me “jelekët e verdhë”.
/a.r