Është shitur për 2.89 milion Dollarë ajo që ka marrë emrin si “Letra e Zotit” e Albert Einstein në ankandin e “Christie’s” në New York.
Një shifër rekord, e cila shkoi shumë larg vlerësimit fillestar prej 1,5 milionë Dollarë. Është vetëm një faqe e gjysmë, shkruar në gjermanisht nga shkencëtari fitues i çmimit Nobel dhe ku fjala “Zot” përmendet vetëm një herë. Por në këto rreshta shumë të sinqertë, fituesi i çmimit Nobel ballafaqohet me konceptin e fesë dhe shihet si deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.
“Fjala Zot nuk është për mua asgjë tjetër, përveçse shprehës dhe produkt i dobësive njerëzore. Bibla është një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, nuk mund të ndryshojë gjë në lidhje me këtë”.
Letra u shkrua në 1954 nga babai i relativitetit, vetëm një vit para vdekjes së tij, teksa i drejtohej filozofit gjerman Eric Gutkind, si përgjigje ndaj një prej veprave të tij.
/a.r