Komisioni i Venecias ka rrezuar kerkesen e PD- LSI per vettingun ne politike.
Vetem pak minuta me pare eshte bere e ditur se Komisioni ne fjale ka rrezuar kerkesen e PD paraqitur ne Kuvend per miratim, duke sugjeruar zgjidhje alternative.
Sipas draftit, “projektpropozimi kushtetues i opozitës nuk arrin të japë udhëzimet e përshtatshme”.
“Drafti nuk është i qartë kërkohen mekanizma të tjerë ligurore, duhen mekanizma sigurues. Vettingu në politikë është kompleks dhe sensitiv. Propozimi i PD-së mund të përdoret njëanësisht politikisht dhe në një mënyrë arbitrare. Propozimi ngre pikëpyetje rreth ndryshimeve kushtetuese.”
Ndër të tjera në konkluzionet e Komisionit të Vencias thuhet se ky draft nuk është i qartë.
“Nuk është e qartë se kush do e bëjë vetingun e zyrtarëve publikë dhe kanidatëve për zgjedhje, as nëse kjo do të bëhet nga një trup gjyqësor apo i pavarur. Nuk është e qartë as nëse skualifikimi do të jetë për një kohë të caktuar apo i përhershëm”.
“Drafti – thotë Komisioni i Venecias – nuk përcakton se çfarë nënkuptohet nëse je i përfshirë në krim të organizuar”
Mbërritjen e draftit e ka njoftuar vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se do tu ofrohet grupeve parlamentare të partive.
Votimi i këtij projektligji do të bëhet më datë 14 dhjetor në Komisionin e Venecias ku edhe do të jenë të pranishëm 4 deputetë të PS, 2 të PD dhe 1 nga LSI.
a.meta