Kryeministri Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale nje pamje nga ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, si pjese e shtratit të Rrugës së Arbërit
Teksa ka postuar foton ne faqen e tij ne Facebook, Rama nuk ka lene pa shigjetuar kritiket, te cileve u ka derguar nje perqafim nga larg.
“Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit”- shkruan Rama.
Mesazhi i Rames
Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit: Kjo është ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit, ku po punohet me ritme e cilësi të lartë, nën supervizionin e një kompanie të specializuar gjermane, të kontraktuar nga shteti shqiptar për mbikqyrjen e punimeve
a.çupaj