Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka presione që do të mund ta detyrojë ta bëjë këtë, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se po të bënte Serbia kështu, do të ishte vendi i vetëm që punon kundër vetes.Daçiq, siç përcjell FoNet, ka thënë se do të donte të shihet se si bashkësia ndërkombëtare do ta zgjidhte taksën e vënë nga Kosova për mallrat e Serbisë.
“Kosova tash nuk po do të dëgjojë e nëse dikush nuk dëgjon, dihet se çfarë pason. E gjitha ajo që po ndodh është presion për të arritur në përfundimin se situata është pa rrugëdalje dhe se Serbia duhet ta njohë Kosovën”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, edhe pse Kosovës po i ecën keq puna, pasi, ka thënë ai, s’e ka realizuar asnjë qëllim, ne nuk duam të bëjmë problem shtesë, por duam ta vazhdojmë dialogun dhe të bëjmë me dije se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur, përgatiti Koha. (b.an)