Superoperacion i Antimafias Italiane ka goditur në orët e para të mëngjesit mafian siciliane duke arrestuar kreun e ri të sapo zgjedhur të Cosa Nostra. Pas vdekjes së kryebosit Salvatore Riina, Cosa Nostra ishte riorganizuar me një kupolë të re drejtuese, e cila kishte zgjedhur në krye të saj 80 vjeçarin Settimo Mineo, argjendar nga Palermo, me një aktivitet kriminal prej shumë dekadash e kapo i klanit Pagliarello.
Settimo Mineo ishte zgjedhur kreu i komisonit porvincial të Palermos, funskion që më parë e mbante Salbatore Riina. Settimo Mineo është nga më të vjetrit në moshë mes bosave mafiozë të Cosa Nostras. Dy vëllezërit e tij janë vrarë në konflikte mafioze, e ai vetë ka qënë i përshirë në mega procesin e Palermos ku u arrestuan mbi 400 bosa mafiozë e ku u dënuar me 11 vite burg. Më 2006 ka mbaruar dënimin e tij.
Hetimet e Antimafias italiane kanë zbardhur se kupola e Cosa Nostra është mbledhur më 29 maj të 2018, për të riorganizuar aktivitetin krimianl të trafikut të drogës e basteve online si dhe për të zgjedhur kryebosin e ri.
Kjo është hera e parë që kupola e Cosa Nostra mblidhet pas takimit të fundit të mbajtur 25 vite më parë më 1993. Mega operacioni i sotëm ka çuar në arrestimin e kapos së ri të Cosa Nostras si dhe të 46 personave të tjerë me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet të strukturuar mafioz. Gjatë mesditës kryeprokurori i Antimafias Italiane Federico De Raho do të zbardhë në Palermo detajet e këtij operacioni.(Ora News)/a.meta